Rio de Zhanejro 6 Qershor NOA - Dy trupa njerëzish dhe mbetje të avionit Airbus 330 që i përkasin fluturimit fatal 447 nga Rio de Zhanejro në Paris, u gjetën para pak orësh, konfirmoi Aeronautika Brazialiane.
Ajo komunikoi zyrtarisht se "janë gjetur disa trupa, dy të konfirmuar, të Airbus 330 të linjës ajrore Air France, që i përkasin fluturimit nr 447 i cili ditën e Hënë precipitoi duke rënë në Oqeanin Atlantik me 228 persona në bord".
Koloneli Jorge Amaral, zëdhënës i Aeronautikës Brazialiane, tha se "bashkë me trupat e dy meshkujve, u gjet dhe një biletë aeroplani e linjës Air France, që shërbeu si provë se bëhet fjalë për fluturimin deri vonë mister, një valixhe lëkure dhe një çantë shpine"
Koloneli Amaral, tha se po vazhdojnë kërkimet dhe po zbardhen informacione të tjera lidhur me mbetjet e avionit, kurse për shkaqe hetimore, refuzoi të evidentojë lokalitetin ujor të gjetjes së trupave.
a.k/NOA
Â