English

Zjarri në një çerdhe të Meksikës vret 31 fëmijë

Meksikë, 6 qershor NOA - Një zjarr i shpejtë vrau 31 fëmijë në një çerdhe në Meksikën e Veriut pavarësisht nga përpjekjet e zjarrfikësve të cilët shpuan përmes murit dhe ndërhynë përmes flakëve që të shpëtonin foshnjat.

"Të paktën 25 fëmijë dhe 5 punonjës u dërguan në spital pas zjarrit të së premtes në çerdhen ABC në qytetin e Hermosillos" tha një zëdhënës i i hetuesisë i Sonora, i cili është në kufi të Arizonas.

"Disa nga të plagosurit vuajnë nga djegie të shumta dhe mund të dërgohen në spitalin e USA" tha një zyrtar i shtetit.

Autoritetet kanë identifikuar 27 nga 31 fëmijët e vrarë, sipas thënieve të qeverisë së Sonoraste të shtunën.

Zjarri mund të ketë filluar si pasojë e djegies së një magazine me goma makinete të premten pasdite.

Shumica e fëmijëve vdiqën prej asfiksimit ose nga tymi.

"Qeveria e Meksikës dërgoi një grup prej 15 specialistëve të djegies, tre ambulanca nga ajri dhe mjekë të tjerë" tha presidenti Filipe Calderon i cili shtoi se ka urdhëruar një grup investigueshish nga përfaqësuesit ligjor të përgjithshëm të Meksikës për hetimet.

k.k/NOA

Â

KOMENTE