Tiranë, 8 qershor NOA - Digjen rreth 28 kilogram heroinë e sekuestruar disa kohë më parë nga policia e Tiranës.
Zyrtarisht policia e kryeqytetit bëri të ditur se gjatë ditës së sotme një Komision i përbërë nga Prokuror i Krimeve të Rënda, Përfaqësues i Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë, Përfaqësues i Qendrës Kombëtare të Kontrollit të Barnave, Shefi i Sektorit Kundër Krimit të Organizuar dhe Shefi i Seksionit Kundër Narkotikëve në Sektorin Kundër Krimit të Organizuar, në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Tiranë, asistuar nga specialistë dhe ekspertë të këtij drejtimi, në vendin e quajtur Sharrë, e pikërisht në Fushën e Mbeturinave të Sharrës, në zbatim të Urdhrave të Prokurorit për zbatimin e vendimeve penale të Gjykatës së Shkalles së Parë për Krimet e Rënda, bëri asgjësimin me djegie të një sasie prej:
28 kilogramë e 286 gram gramë Heroinë.
Gjithashtu u dogjën 4 kilogram e 960 gramë përzierës, 7 kilogramë e 361 gramë Kokainë.
Procesi i asgjësimit të lëndës narkotike u shoqërua me fotografimet dhe filmimet përkatëse.
k.k/NOA