English

G99, Veliaj në Elbasan: Zgjedhjet një garë në stadiumin me 3 milionë shqiptarë

Elbasan, 7 qershor NOA - Kreu i G99, Erion Veliaj i shoqëruar nga kandidatët për deputetë të G99 në qarkun e Elbasanit zhvilluan një tur takimesh në Librazhd, Përrenjas dhe Elbasan.

Në këto takime Veliaj theksoi se potenciali i të rinjve shqiptarë ishte i madh dhe se tek G99 rinia matej jo me numrin e viteve por me sasinë e pasionit për ndryshim.

Veliaj shpjegoi se historia një vjeçare e G99 ishte e mbushur me pengesa dhe incidente si heqja e tabelave apo ndalimi i spoteve e megjithatë pasioni vullnetar i të rinjve kishte bërë që të gjitha këto të kaloheshin .

"Do të doja tju ftoja të gjithëve në një sprint pas një maratone kaq të bukur- tha kreu i G99- dhe do doja të mendonit jo vetëm për garën tonë, për garën e G99 por për garën më të madhe aty ku në stadium vëzhgojnë 3 milionë shqiptarë. Dhe janë ata që do të gjykojnë cili ekip është më i ndershmi, cili nuk vë stërkëmbësha, cili kujdeset që të gjithë lojtarët të ecin të motivuar, cili i jep dorën atij që rrëzohet dhe e ndihmon. Në këtë garë janë ata që do të vendosin cili është ekipi më i ndeshëm, më i pastër dhe më i aftë që do të fitojë." u shpreh Veliaj.

k.k/NOA

KOMENTE