Gramsh, 7 qershor NOA - Një 26-vjeçare i ka vënë thikë në fyt babait të saj, me qëllim për ta vrarë.
Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Tunjë të Gramshit, kur Selvije Salla 26-vjeçe ka qëlluar me thikë në fyt babain e saj Dylber Salla.
Pjesëtarët e tjerë të familjes kanë ndërhyrë menjëherë ndërsa transportuan në spitalin e qytetit të plagosurin.
Nga spitali mësohet se Dylber Salla ndodhet në gjendje të rëndë në rrezik për jetën.
Ndërkohë që sinjalizuar për ngjarjen policia ka mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes për të zbardhur rrethanat.
Forcat e policisë kryen arrestimin e 26-vjeçares e cila ka deklaruar në para tyre motivin që e detyroi të therte babain.
Burime nga policia thanë për agjencinë e lajmeve NOA se në momentin që i ka vënë thikën në fyt babait të saj, Salla dyshohet të ketë qenë në kushte të rënda të depresionit.
Megjithatë policia po vazhdon hetimet për të zbuluar motivin e ngjarjes, ndërsa janë marrë në pyetje edhe pjesëtarët e familjes Salla.
k.k/NOA Â Â