English

PD, Basha në Elbasan: Në mandatin e dytë, do të realizojmë ëndrrën Evropiane

Elbasan, 7 qershor NOA - Ministri i Jashtëm, njëherazi edhe kryetari i grupit të PD, Lulzim Basha ka qenë sot në Elbasan ku deklaroi se Partia Demokratike do të vijë në pushtet për të realizuar ëndrrën Evropiane.

"Nëse Partia Demokratike dhe kryeministri Sali Berisha vijnë sot përpara shqiptarëve për të kërkuar votën, vijnë me bindjen e thellë se ajo që arritëm së bashku, besimi që ne së bashku patëm tek Shqipëria Evropiane, besimi që ne kthyem në realitet do të jetë karburanti i makinës sonë që në katër vitet e ardhshme do të ecë pa ndërprerje deri sa të realizojë përfundimisht ëndrrën evropiane të çdo shqiptari", deklaroi ministri i Jashtëm Lulzim Basha. Basha, u premtoi banorëve të Elbasanit se prioritet absolut i PD-së do të jetë reforma në shëndetësi, ku qytetarëve shqiptarë në katër vitet e ardhshme do të kenë një sistem totalisht të reformuar, pasi investimet në Elbasan do të fokusohen tek shëndetësia. "Rrugët që kemi nisur anembanë Shqipërisë do ti çojmë deri në fund, dhe rrugë të tjera do të nisim siç është rruga e shkurtër Tiranë Elbasan" tha më tej Basha.

k.k/NOA

KOMENTE