English

Përplasen dy automjete, gjen vdekjen një i ri dhe plagosen katër persona

Mitrovicë, 7 qershor NOA - Një i vdekur dhe katër të plagosur është bilanci i një aksidenti rrugor që ndodhi mbrëmë në rrugën Mitrovicë-Prishtinë.

"Rreth orës 18:50, autoritetet policore të stacionit Vushtrri, së bashku me njësitë e trafikut rajonal të Mitrovicës dhe njësitë e shërbimeve emergjente, i janë përgjigjur një aksidenti të rëndë në trafik, që ka rezultuar me humbje tragjike të jetës së 26-vjeçarit

M. Peçi.  Aksidenti është raportuar të ketë ndodhur në rrugën magjistrale Mitrovicë - Prishtinë, përkatësisht në fshatin Maxhunaj, të Vushtrrisë, ndërsa ishin të përfshira dy automjete civile, "Renault Tëingo" me dy persona në veturë dhe një ‘BMË' në të cilin po udhëtonin tre persona", bëri të ditur policia. Aksidenti dyshohet se ka ndodhur një pakujdesi e drejtuesit të automjetit "Renault". Veç pasagjerit në automjetin "Renault" i cili ka ndërruar për shkak të plagëve të rëndë në këtë aksident janë plagosur edhe katër persona të tjerë. Besim Hoti, zëdhënësi i policisë së Mitrovicës, ka bërë të ditur se viktima e këtij aksidenti, M. Peci është dërguar në qendrën emergjente në Vushtrri, pa shenja jete ndërsa katër personat e tjerë (30, 59, 54 dhe 5-vjeçar), pas ndihmës së parë të dhënë në qendrën emergjente në Vushtrri, janë transportuar urgjentisht në QKUK Prishtinë, për trajtim më të specializuar. k.k/NOA

KOMENTE