English

Policia dhe Krimet e Rënda djegin publikisht narkotikët e sekuestruar

Tiranë, 7 qershor Fotot Update/ NOA - Digjen rreth 28 kilogramë heroinë dhe 7 kg kokainë e sekuestruar gjatë muajve të kaluar nga policia antidrogë e Tiranës.

Policia e kryeqytetit bëri të ditur se gjatë ditës së shtunë, një Komision i përbërë nga Prokurori i Krimeve të Rënda, Përfaqësues i Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë, Përfaqësues i Qendrës Kombëtare të Kontrollit të Barnave, Shefi i Sektorit Kundër Krimit të Organizuar dhe Shefi i Seksionit Kundër Narkotikëve në Sektorin Kundër Krimit të Organizuar, në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Tiranë, asistuar nga specialistë dhe ekspertë të këtij drejtimi, morën pjesë në djegien e drogës.

Ky proces u krye në vendin e quajtur Sharrë, e pikërisht në Fushën e Mbeturinave të Sharrës, në zbatim të Urdhrave të Prokurorit për zbatimin e vendimeve penale të Gjykatës së Shkalles së Parë për Krimet e Rënda.

Policia sqaroi se bëri asgjësimin me djegie të një sasie prej:

28 kilogramë e 286 gramë Heroinë.

Gjithashtu u dogjën 4 kilogramë e 960 gramë përzierës, 7 kilogramë e 361 gramë Kokainë.

Procesi i asgjësimit të lëndës narkotike u shoqërua me fotografimet dhe filmimet përkatëse.

k.k/NOA

KOMENTE