Lushnje, 7 qershor NOA - Kandidati për deputet në Qarkun e Fierit, Gramoz Ruçi, është takuar me banorë të një lagjeje të qytetit të Lushnjës, në kuadër të prezantimit të programit të ri qeverisës.
Ruçi ka shigjetuar kryeministrin Berisha, si fajtorin kryesor për gjendjen e mjerueshme në të cilën ndodhen qytetet e Shqipërisë, ku ka mungesë të madhe punësimi për njerëzit, por gjithashtu ende në vitin 2009, nuk ka ujë e drita 24 orë.
Sipas Rucit, skandalet e Berishës dhe nepotizmi, janë tashmë të qarta për të gjithë shqiptarët, ndaj më 28 qershor, shqiptarët duhet të votojnë Partinë Socialiste, për të ndryshuar jetët e tyre.
"Pikërisht në atë shesh, u premtua 24 orë ujë, në Lushnjë, dhe përsëri dështoi. Pikërisht, në atë shesh, u premtua një gjimnaz i ri, por nuk u vendos asnjë tull. Përsëri, në atë shesh u premtua çertifikata për pronën dhe sot rrethi i Lushnjës ka 2500 familje pa çertifikatën e pronës." tha Ruçi.
k.k/NOA