English

Aksidenti rrugor, makina përplaset me motorin, përfundon në spital drejtuesi i tij

Shkodër, 8 qershor, NOA -Â Në aksin rrugor Perash-Fermentim, të qytetit të Shkodrës, në vendin e quajtur "Nënstacioni elektrik", 30-vjeçari Gjovalin M., banues në fshatin "Bardhaj", duke drejtuar një motoçikletë të tipit "CO Motoor", pa targa, është përplasur me një automjet tip Benz veturë, me targa të huaja LD 4267, me drejtues 32-vjeçarin P. E., banues në Shkodër.

Për pasojë, është dëmtuar vetë drejtuesi i motoçikletës, i cili ndodhet i shtruar në Spitalin Ushtarak të Tiranës, ndërsa e fejuara e tij, 22-vjeçarja L.C, e cila udhëtonte si pasagjere në motoçikletë, nuk ka pësuar asnjë dëmtim.

Në vendngjarje ka mbërritur menjëherë grupi hetimor, i cili ka kryer veprimet e duhura proceduriale e hetimore dhe materialet në ngarkim të Gjovalin M., i kaluan prokurorisë së rrethit, në gjendje të lirë, për veprat penale të "Shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor" dhe "Drejtim të mjetit pa dëshmi (patentë)".

n.e/NOA

Â

KOMENTE