English

Çudia, diplomohet në moshën 90-vjeçare ...

Çikago, 8 qershor, NOA - E pabesueshme, por e vërtetë. Një grua në moshën 90-vjeçare ka arritur që të mbajë në dorë diplomën e parë të jetës së saj.

Historia e saj lidhet me kohën e Depresionit të Madh në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kur e detyruar për të ndihmuar familjen e saj që jetonte në Çikagom në atë periudhë të vështirë për të gjithë amerikanët, ajo e kishte ndërprerë shkollimin e saj të mesëm dhe nuk kishte mundur ta vijonte dot më tutje.

Sipas të dhënave, Eleanor Benz e kishte braktisur Shkollën Publike të Chicagos në vitin 1936, për shkak të një pune që e kishte gjetur.

Më vonë ai ishte shpërngulur në Gurnee, ku për dekada të tëra ka krijuar familjen e saj, dhe tashmë ka 15 fëmijë dhe 54 nipër e mbesa. Benz kishte ndjekur shkollën e natës për kontabiliste, ndërsa së fundi u kishte thënë bijave të saj se mospërfundimi i shkollës ishte një prej zhgënjimeve më të mëdha në jetën e saj. Për këtë arsye, fëmijët e saj e kishin kontaktuar Shkollën Publike në Lake Vieë të Chicagos, e cila vendosi t'ia jepte asaj diplomën dhe këtë javë, me rastin e 90-vjetorit të saj të lindjes, Benz është shfaqur me diplomën e saj në duar.

Ajo ka rrëfyer e lumtur se tashmë ka arritur që të realizojë gjithçka kishte ëndërruar deri tani për jetën e saj.

n.e/NOA

KOMENTE