Shkup, 8 qershor, NOA - Kryeministri maqedonas, në të njëjtën kohë edhe lideri i VMRO-DPMNE, Nikolla Gruevski deklaroi se ekziston një koalicionim joformal midis LSDM-së, PDSH-së dhe partisë së re të Lube Boshkovskit.
Kryeministri Gruevski këtë e deklaroi me rastin e zgjedhjes së kryesisë së re partiake të partisë më të madhe opozitare Lidhjes Socialdemokrate. Ai ka njoftuar se tashmë ka një funksionim joformal të koalicionit midis Branko Cërvenkovskit, Menduh Thaçit dhe Lube Boshkovskit.
"Ata po takohen dhe po bashkërendojnë aktivitetet. Nëse ata jo personalisht, atëherë janë bashkëpunëtorët e tyre, por disa herë edhe ata personalisht. Kjo po funksionon në mënyrë joformale, por se a do të zyrtarizohet, për këtë nuk di. Kjo do të varet nga Cërvenkovski", ka deklaruar Gruevski, duke shtuar se ky koalicionim me forca të përbashkëta do të punojë deri në zgjedhjet e ardhshme.
NOA-INA