Shkodër, 8 qershor, NOA - Forcat e policisë kanë arrestuar në flagrancë Tonin Kokaj, vjeç 23, lindur në Bajzë të Shkodrës, i dënuar dhe më parë për veprën penale të "Prodhimit dhe mbajtjes pa leje të armëve luftarake dhe municionit".
Sipas të dhënave për agjencinë e Lajmeve NOA, arrestmi i tij u bë pasi teksa u ushtrua kontrolli në automjetin tip Volzvagen Pasat me targë TR 2742 P, i cili drejtohej nga F. P, kur në automjet ishte dhe Tonin Kokaj, këtij të fundit gjatë kontrollit fizik, iu gjet në brez një armë zjarri pistoletë së bashku me një krehër prej tetë fishekësh, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
U kryen veprimet procedurale dhe materialet në ngarkim të Tonin Kokajt, i kaluan Prokurorisë së Shkodrës për veprime të mëtejshme mbi veprën penale të "Prodhimit dhe mbajtjes pa leje të armëve luftarake dhe municionit".
 n.e/NOA
Â