Tiranë, 8 qershor/ NOA - Qeveria "Berisha duket se po e mbyll këtë mandatë qeverisës duke finalizuar një tjetër reformë në shmangien e procedurave burokratike për biznesin.
Pas hapjes së Qendrës Kombëtare të Regjistrimit, Ministria e Ekonomisë do të hapë nesër Qendrën Kombëtare të Liçensimit.
Kjo qendër do të funksionojë për të gjithë ato biznese apo individë që kërkojnë të liçensohen në çdo sektorë.
Ajo do të funksionojë si një One Stop Shop, në të cilin biznesi do të gjejë të gjithë dokumentacionin e nevojshëm.
Ceremonia e hapjes do të zhvillohet nesër paradite pranë zyrave të QKR-së. Do të jenë të pranishëm Ministri i Ekonomisë Genc Ruli si dhe Kryeministri Sali Berisha.
r.l/NOA