English

Prezantohet koalicioni i vëzhguesve vendorë, Withers: Çdo mangësi, regres për vendin

Tiranë, 8 qershor, NOA - Eshtë prezantuar ditën e sotme koalicioni i vëzhguesve vendorë, të cilët do të monitorojnë nga afër procesin e zgjedhjeve të 28 qershorit.

Bëhet e ditur se ky koalicion është u përbërë nga 6 organizata, të cilat kanë për detyrë të mbikëqyrin nga afër të gjitha detajet e procesit gjatë ditës së votimeve.

Sipas të dhënave për agjencinë e Lajmeve NOA, i pranishëm në këtë ceremoni ka qenë edhe ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, John Withers, i cili ka përsëritur apelin që u drejtoi para pak ditëve qytetarëve shqiptarë, mbi pajisjen e tyre me karta identiteti në kuadrin e procesit.

"Qytetarët të marrin kartat e identitetit", ka përsëritur thirrjen e tij përfaqësuesi zyrtar i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë.

Sipas tij, plotësimi apo jo i standardeve zgjedhore, është një fakt i cili gjendet tashmë në duart e qytetarëve shqiptarë.

"Çdo mangësi, regres për vendin. Standardet, të domosdoshme për vendin", mësohet të ketë thënë ndër të tjera Withers.

Ndërkaq, ai ka reaguar edhe lidhur me akuzat e fundit se sondazhi i organizuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka nxjerrë si fitues Partinë Demokratike.

"Ne nuk kemi bërë sondazh, ne vetëm kemi financuar atë", tha Withers në fjalën e tij.

n.e/NOA

KOMENTE