Fushë-Kruja, 8 qershor NOA - Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, ka prezantuar sot kandidatët për deputet në Krujë dhe Fushë-Krujë.
Lideri socialist, ka premtuar, se me programin e ri qeverisës që do të marrë jetë pas 28 qershorit, të gjithë shqiptarëve, kudo qofshin, do t'ju krijohen më shumë shanse për punë dhe më tepër prodhim vendas.
Sipas Ramës, duhet një politike e re për arsimin, në mënyrë që të mos ketë dallime mes fëmijëve të socialistëve apo demokratëve.
Edi Rama u kërkoi qytetarëve të Krujës dhe Fushë Krujës të votojnë për Partinë Socialiste, si forcën e ndryshimit dhe që do të marrë në duar fatet e vendit më 29 qershor.
k.k/NOA
Â