Tiranë, 8 qershor NOA - Kandidati për deputet i Partisë Socialiste në qarkun e Tiranës, Saimir Tahiri me anë të një deklarate ka reaguar sot në lidhje me sondazhin e bërë publik nga Ministria e Brendshme.
"Zonja Bregu doli sot si kodra pas bregut që të fshehë zëvendësin e saj dhe imamin e Sali Berishës, të cilët qëndrojnë pas atij sondazhit qesharak të ditës së djeshme.
Këta njerëz pa fantazi dhe pa skrupuj që na qeverisin, do ta kuptojnë pas 20 ditësh se çfarë mendon populli për ta, por ndërkohë duhet ta harrojnë që do e marrin popullin peng me sondazhe të manipuluara e të programuara në Ministrinë e Brendshme.
Asnjë votë nuk do e çojnë dot në thes jashtë vullnetit të popullit" deklaroi sot Tahiri.
k.k/NOA