English

Vodhi dyqanin, kapet i kërkuari, i dënuar edhe për armëmbajtje pa leje

Shkodër, 8 qershor, NOA - Forcat e policisë së Shkodrës kanë ndaluar 18-vjeçarin Kristjan Shkrepaj, lindur në Pult të Dukagjinit dhe dhe banues në fshatin Bardhaj të Shkodrës, pasi ndaj tij ekzistonte një urdhër i shpallur nga prokuroria, si i dyshuari kryesor për një vjedhje me thyerje të një dyqani.

Sipas të dhënave për agjencinë e Lajmeve NOA, i dënuar edhe më parë për armëmbajtje pa leje, 18-vjeçari, dyshohet për vjedhjen e para pak ditëve në fshatin Bardhaj të dyqanit në pronësi të M.Sh., me vlerën e 1 milionë lekëve.

n.e/NOA

KOMENTE