English

Zgjedhjet në Liban, koalicioni properëndimor fiton ndaj Hezbollahut

Bejrut, 8 qershor, NOA - Zgjedhjet parlamentare të fundjavës në Liban janë fituar nga shumica ekzistuese në parlamentin libanez, e cila dallohet për frymën e saj perëndimore, duke lënë pas në rezultat, kahun e prezantuar nga Hezbollahu.

Në një fjalim drejtuar mbështetësve të tij, udhëheqësi i kësaj shumice parlamentare, Â Saad al-Hariri, shpalli fitoren ndaj aleancës së udhëhequr nga Hezbollahu dhe të mbështetur nga Siria dhe Irani.

"Në këto zgjedhje nuk pati as fitues dhe as të humbur. Fitoi Libani dhe demokracia", tha

Saad al-Hariri. Sipas të dhënave zyrtare, në votimet për parlamentin libanez prej 128 vendesh, pjesëmarrja e qytetarëve ishte të paktën 52 përqind, duke e kaluar shifrën prej 45 përqind në zgjedhjet parlamentare të vitit 2005. Masat e sigurisë ishin të rrepta. Në të gjithë vendin ishin mobilizuar rreth 50 mijë ushtarë dhe policë për të parandaluar dhunën. Mes një numër përkrahësish të kampeve rivale pati në fakt, përleshje me grushta, por ato nuk janë cilësuar si incidente të rënda.Â

n.e/NOA

KOMENTE