English

Aksident në Fier-Lushnjë, shpejtësia e madhe e mjetit, humb jetën drejtuesi

Fier, 9 qershor, NOA - Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm në aksin rrugor Fier-Lushnjë, informon korrespondenti agjencisë së lajmeve NOA.

Burime policore të Fierit, thanë për agjencinë e Lajmeve NOA, një automjet tip "Benz", është përplasur rreth mesnatës me një maune në aksin rrugor Fier- Lushnjë, duke patur si pasojë vdekjen e drejtuesit të automjetit të Benzit.

Policia detajon se makina tip "Benz", me targa LU 0956 C, është përplasur me maunen me targa FR 3315 A dhe për pasojë humbi jetën 55-vjeçari Kimet Kaja.

Sipas policisë, shkak i aksidentit ka qenë shpejtësia e madhe me të cilën udhëtonte 55-vjeçari në "Benzin" me targa të Lushnjës.

n.e/NOA

KOMENTE