Hajdin Islami
Ferizaj, 9 Qershor NOA - Jep dorëheqjen Kushtrim Palushi, i cili ka udhëhequr Organizatën jo-qeveritare Iniciativa për Progres - INPO.
Vendimi u komunikua dje në mbledhjen e Bordit të Drejtorëve të organizatës, mbajtur më 5 Qershor 2009.
Palushi tha se për shkak të angazhimeve të tij akademike si student i Juridikut dhe Sociologjisë, ka ofruar dorëheqje nga posti i Drejtorit Ekzekutiv të organizatës. Dorëheqja e tij është aprovuar nga Bordi i Drejtorëve në po të njëjtën mbledhje.
Deri në zgjedhjet e ardhshme për pozitën e Drejtorit Ekzekutiv të organizatës, të cilat do të mbahen në fillim të vitit të ardhshëm, Bordi i Drejtorëve unanimisht ka zgjedhur Albulena Sadikun për postin e Drejtoreshës Ekzekutive të INPO-së.
h.i/e.l/NOA