English

Bradashesh, Leskaj: Berisha përsërit premtimet e pambajtura të katër viteve më parë

Elbasan, 9 qershor NOA - Kandidatja për deputete e Partisë Socialiste, Valentina Leskaj, është takuar me banorët e fshatit Bradashesh, në Elbasan.

Leskaj ka siguruar banorët, se me programin e ri të hartuar nga ekspertë vendas e të huaj, Partia Socialiste do të nxjerrë Bradasheshin dhe të gjithë fshatrat e Shqipërisë nga varfëria.

Leskaj ka siguruar se në vitin 2010, do të bëhet i mundur liberalizimi i vizave me qeverisjen e PS, pasi Sali Berisha dështuan me këtë premtim të cilin e bëri në 05 dhe tani e ripërsërit dhe pse nuk e realizoi në katër vite.

"18 vjet më parë të gjithë bashkë ëndërruam ndryshimin, të gjithë bashkë ëndërruam një Shqipëri evropiane. Sot pas 18 vjetësh ne ende nuk kemi zgjidhur problemin e lëvizjes së lirë. Fëmijët tanë duhet të lëvizin nëpër Evropë dhe të punojnë me dinjitet, si njerëz të lirë të një vendi evropian me viza, gjë që i është refuzuar për fat të keq edhe ditët e fundit qeverisë tonë, për shkak se nuk ka plotësuar standardet. Ne kemi treguar se jemi një alternativë, sepse kemi bërë një program, shumë serioz, jo elektoral, por qeverisës." u shpreh Leskaj.

k.k/NOA

KOMENTE