English

Çështja e doganave, serbët e Kosovës, dalin sërish sot në protestë

Zubin-Patok, 9 qershor, NOA - Serbët në veri të Kosovës kanë paralajmëruar se ditën e sotme do të zhvillojnë protesta në afërsi të dy vendkalimeve kufitare me Serbinë. Bëhet e ditur se ata do të mbajnë të bllokuar për një orë rrugën në afërsi të Leposaviçit dhe Zubin Potokut.

Objekti i protestës do të jetë ai për të cilin janë zhvilluar disa të tilla edhe para pak ditës, kundër vendosjes së kontrollit doganor mes këtyre dy vendeve nga ana e EULEX-it.

Organizatorët e protestës nga ana e tyre kanë konfirmuar se nuk do t'i paguajnë asnjë taksë doganore shtetit të pavarur të Kosovës, pasi ai nuk njihet nga Serbia.

Nga ana e tyre, zyrtarët serbë kërkojnë nga EULEX-i të ndërpresë menjëherë kontrollin doganor në veri të Kosovës dhe që të arrihet një marrëveshje me Serbinë për pagesën e taksave doganore, sipas rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

Ata kanë paralajmëruar se nëse kërkesa e tyre nuk plotësohet, bllokimi i rrugës mund të zgjasë më shumë se një orë dhe se protestat mund të radikalizohen.

Protestat e serbëve vijnë pasi misioni evropian për sundim të ligjit filloi kontrollin doganor në dy vendkalimet kufitare me Serbinë, të cilat ishin shkatërruar nga serbët, menjëherë pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës.

Sipas zyrtarëve të EULEX-it, ky hap ka për qëllim pengimin e kontrabandës së mallrave që thuhet të ketë shënuar rritje pas djegies së dy pikave doganore, vitin e kaluar.

Ndërkohë, ministri serb për Kosovën, Goran Bogdanoviç, i cili të hënën qëndroi në Leposaviq, një ditë para protestës së serbëve, i ka ftuar ata që të bashkëpunojnë me misionin evropian dhe t'i shmangen përdorimit të dhunës.

n.e/NOA

Â

Â

Â

KOMENTE