English

G99, Veliaj në Peshkopi: Të gjithë shqiptarët "Jemi gati për ndryshim"

Peshkopi, 9 qershor NOA - Kreu i G99 ka qenë sot në Peshkopisë, pas vizitës në qarkun e Dibrës ku foli një takim me qytetarët dhe të rinjtë e këtij qyteti për kandidatin e G99 për këtë zonë, Sakip Lata.

Veliaj tha se asnjë shqiptar me mendje dhe zemër të rregull nuk ka sesi mos ta kuptojnë nevojën për ndryshim.

"Kudo që kemi shkuar në turin tonë në Veri, në Tropojë, Has, Kukës si dhe këtu në Peshkopi njerëzit na kanë thënë të përcjellim një mesazh "Jemi gati për ndryshim!" Potenciali ynë për të qenë një komb i madh do të duket nga aftësia që do të kemi për të zgjedhur ndryshimin,"- tha Veliaj duke inkurajuar sidomos të rinjtë të ishin aktivë dhe të merrnin pjesë në votimet e 28 qershorit.

"Në Shqipëri është e rëndësishme që të rinjtë shqiptarë të kuptojnë se ka rreth 200.000 vetë që votojnë për herë të parë dhe nëse duan ata mund të marrin në dorë të ardhmen e vendit," - shtoi më tej Veliaj.

k.k/NOA

KOMENTE