Rio de Zhainero, 9 qershor, NOA - Pasi nga ujërat e Oqeanit Atlantik, janë nxjerrë dje trupat e parë të pa jetë të pasagjerëve që humbën jetën me avionin e linjës "Air Francë" nga Brazili drejt Evropës, ditën e sotme polumbarët kanë mundur të nxjerrin edhe atë për të cilin thonë se mund të jetë bishti i avionit.
Deri tani, kjo është pjesa më e madhe që është gjetur pas rrëzimit të avionit.
Ajo mund të ndihmojë skuadrat e kërkimit për të gjetur kutinë e zezë të avionit, e cila ka gjasa të jetë në thellësi të oqeanit.
Flota amerikane ka njoftuar se do të dërgojë një ekip ekspertësh në atë zonë, me paisje të teknologjisë së lartë që janë në gjendje të shohin deri ne një thellësi prej 6 mijë metrash nën sipërfaqen e oqeanit.
Ekipet e shpëtimit deri tani kanë gjetur 24 trupa, si edhe pjesë të tjera nga avioni si pjesë sediljesh.
228 persona udhëtonin me avionin francez kur u zhduk nga radari ndërsa fluturonte nga Rio de Zhaneiro në Paris. Hetuesit francezë thonë se është herët të nxirret një përfundim për shkakun e rrëzimit të avionit në kohën me stuhi.
Dymbëdhjetë aeroplanë brazilianë, dy aeroplanë francezë dhe një anije franceze si dhe pesë të marinës braziliane vazhdimisht po e gjurmojnë rajonin prej 1,100 kilometrash në verilindje të brigjeve të Brazilit.
n.e/NOA
Â
Â
Â