English

Goditi me thikë bashkëmoshatarin, policia identifikon e kap të dyshuarin e ngjarjes

Shkodër, 9 qershor, NOA - Policia e Shkodrës ka mundësuar arrestimin në flagrancë të 20-vjeçarit Florenc Harusha, lindur e banues në lagjen "Salo Hali" të këtij qyteti, pasi dyshohet të jetë autor i një plagosje me thikë.

Sipas të dhënave për agjencinë e Lajmeve NOA, në vendin e quajtur "Lulishtja para Prefekturës", pas një konflikti me bashkëmoshatarin e tij Albi N., vjeç 20, edhe ky banues i Shkodrës, Florenc Harusha, e ka goditur me thikë në kraharor atë duke i shkaktuar dëmtime.

I dëmtuari është dërguar menjëherë në spitalin e Shkodrës, ku ka marrë ndihmën e duhur mjekësore dhe aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën, nën mbikqyrjen e mjekëve.

Menjëherë në vendngjarje ka mbërritur grupi hetimor, i cili ka kryer veprimet e duhura, nga ku rezultoi se ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta, pas një sherri mes autorit dhe të dëmtuarit.

n.e/NOA

KOMENTE