Durrës, 9 qershor, NOA - Një djalosh 10-vjeçar është plagosur në mënyrë aksidentale gjatë një konflikti mes dy adoleshentësh.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në lagjen 18 të qytetit të Durrësit, ku pas grindjes me fjalë mes një grupi të rinjsh, njëri prej tyre ka qëlluar me armë zjarri, të tipit pistoletë.
Djaloshi 10-vjeçar, i cili ka qenë në vendin i ngjarjes, duke vështruar grindjen mes dy adoleshentëve, është goditur në mënyrë aksidentale nga plumbat e pistoletës "TT".
Forcat e policisë bëjnë të ditur se tashmë janë vënë në ndjekje të autorëve të ngjarjes, ndërsa i plagosuri ndodhet në spitalin e Durrësit jashtë rrezikut për jetën.
n.e/NOA