Korçë, 9 qershor NOA - Kandidatët për deputetë të Partisë Socialiste, në qarkun e Korçës, Kodheli, Dalipi, Xhaçka e Kallço, janë takuar me gra e vajza të qytetit të Ersekës.
Gjatë këtij takimi, ata theksuan rëndësinë e madhe që Partia Socialiste i ka dhënë pjesëmarrjes së gruas në jetën politike të vendit.
"Në këto 4 vjet, qeveria i ka lënë në analfabetizmi dhe papunësi gratë e vajzat shqiptare, ndaj më 28 qershor, duhet votuar Partia Socialiste, si forca e denjë qeverisëse.
Kjo nuk ka mjaftuar që ju të mund të jetoni më mirë, kjo nuk ka mundur që ju të mund të edukoni fëmijët tuaj siç duhet, kjo nuk ka mjaftuar që të kuroni veten tuaj, fëmijët tuaj ashtu siç duhet, dhe kjo jo për fajin tuaj, por të një politike që nuk na nxori dot nga tranzicioni, për gati 20 vjet."Â deklaroi Mimi Kodheli.Â
k.k/NOA