English

Kanos me pistoletë xhaxhain e tij pas konfliktit për pronën

Durrës, 9 qershor NOA - Policia e Durrësit ka çuar në qeli një 31-vjeçar pasi kanosi me armë zjarri xhaxhain e tij pas një sherri për motive të dobëta.

Ngjarja ndodhi ndje në vendin e quajtur Bizë, ishëm të Durrësit, ku Edmond Bushaj 31-vjeç ka kanosur me pistoletë xhaxhain e tij Gjok Bushaj 49-vjeç.

Policia e lajmëruar për ngjarjen është vënë në lëvizje për të zbardhur rrethanat.

Burime nga policia thanë për agjencinë e lajmeve NOA se debati ka nisur pas një konflikti të hershëm midis xhaxhait dhe nipit të tij për motive pronësie.

Kështu dy ditë më parë debati ka degjeneruar deri në kanosjen me armë ndaj xhaxhait nga nipi 31-vjeçar.

Policia tha se në orët e para të ditës së sotme u bë i mundur të arrestimi i Edmond Bushaj pasi akuzohet për veprat penale të "kanosjes" dhe "prodhimit dhe armëmbajtjes pa leje dhe municioneve luftarake".

Në vendngjarje policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale katër gëzhoja pistolete model 54 të kalibrit 7/62 mm me kapsoll të goditur.

k.k/NOA Â

KOMENTE