Hajdin Islami
Prishtinë, 9 Qershor NOA - Me aktivitete të shumta në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës nisën dje të organizohen aktivitete të shumta me rastin e "Ditës Botërore të Dhuruesve të Gjakut".
Kjo nismë që do të vijojë deri më 14 qershor, tashmë është shpallur si "Java e Dhuruesve të Gjakut".
Këtë vit moto e kësaj jave është "Të arrijmë qëllimin 100 për qind Dhurues Vullnetar". Organizatorë të këtij manifestimi të madh i cili ka për qëllim dhurimin vullnetar të gjakut si dhe shpëtimin e jetës së njeriut janë, institucione zyrtare dhe OJF.
Mes tyre, Ministria e Shëndetësisë së Kosovës, Qendra Kombëtare e Kosovës për Transfuzionin e Gjakut, Organizata Botërore e Shëndetësisë - zyra në Kosovë, Shoqata e Dhuruesve të Gjakut si dhe Kryqi i Kuq i Kosovës.
Ky aktivitet do të jetë i fokusuar kryesisht në Qendrat e Transfuzionit të Gjakut nëpër Kosovë si në: Prishtinë, Pejë, Gjakovë Gjilan, Mitrovicë,Vushtrri si dhe disa qendra të tjera.
h.i/e.l/NOA