English

PS, Klosi në Perlat: Berisha ka pasur një program mashtrues për të përndjekurit

Durrës, 9 qershor NOA - Kandidati për deputet në Qarkun e Durrësit, Blendi Klosi, në kuadër të takimeve elektorale me banorët, është ndalur në fshatin Perlat të Komunës Sukth.

Sekretari Organizativ i selisë rozë, u ka kërkuar banorëve, që të votojnë Partinë Socialiste, si forcën e vetme që mishëron ndryshimin për ta nxjerrë vendin nga kriza ku e ka zhytur Sali Berisha.

"Qeveria e Sali Berishës ka pasur një program mashtrues si për të përndjekurit, si për demokratët ashtu edhe për socialistët.

Qeveria e Sali Berishës ka pasur një program mashtrues për të gjithë qytetarët, si të përndjekurit e kësaj zone, që kanë mbetur pa ujë, ashtu si socialistët, të përndjekurit e kësaj zone kanë mbetur pa rrugë ashtu si socialistët, të përndjekurit e kësaj zone, ashtu si të përndjekurit e gjithë Shqipërisë, në 20 vjet nuk morën shpërblimin për mundin e tyre, sepse Sali Berisha erdhi në pushtet, jo për të zgjidhur hallet e njerëzve dhe jo të asaj klase që e ka mbështetur këto 20 vjet, por erdhi në pushtet për t'i ndërtuar kësaj zone TEC-in e tmerrshëm me qymyr." u shpreh Klosi.

k.k/NOA

KOMENTE