English

Akademi solemne në "Shtëpinë e Bardhë" për 131-vjetorin e Lidhjes së Prizrenit

Hajdin Islami

Prizren, 10 Qershor NOA - Në Prizren sot kanë filluar aktivitete të ndryshme me rastin e shënimit të 131-Vjetorit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit (LSHP).

Ky manifestim i madh po organizohet nën patronatin e Kryetarit të komunës së Prizrenit, Ramadan Muja.

Po ashtu sot në "Shtëpinë e Bardhë" në Prizren është mbajtur edhe një Akademi solemne me rastin e kësaj dite të rëndësishme për popullin shqiptar.

Prizreni sot i ka dhënë titullin "Qytetar Nderi" personalitetit të njohur nga Shqipëria, Kudusi Lame.Â

Ndërsa Rrjeti i Organizatave Shqiptare nëpërmjet në komunikate ka njoftuar se për sot kanë përgatitur aktivitete të shumta me rastin e kësaj dite.

h.s/e.l/NOA

KOMENTE