Tiranë, 9 qershor NOA - Një 42-vjeçare është arrestuar nga policia pasi u kap teksa bënte seks kundrejt pagesës në një hotel në Tiranë.
Burime zyrtare nga policia thanë për agjencinë e lajmeve NOA se dje oficerët e seksionit Kundër Trafiqeve të Paligjshme kryen arrestimin në flagrancë të 42-vjeçares me iniciale M.T, lindur në Memaliaj Tepelenë dhe banues në Tiranë, e proceduar më parë. Sipas policisë, arrestimi i saj u krye sepse dje rreth orës 13:30, u kap në flagrancë duke ushtruar prostitucion, kundrejt shumës së parave prej 10 000 lekë, në ambientet e hotel "Drilon", që ndodhet në rrugën "Naim Frashëri" në Tiranë.
Burimet policore thanë se kishin siguruar më parë në rrugë operative informacione se M.T, kryente aktivitetin e saj në ambientet e këtij hoteli.
Kështu pas vëzhgimeve policia ndërmori një operacion i cili përfundoi me arrestimin e gruas që kryente seks kundrejt parave.
Ndaj saj u mor masa e arrestit për veprën penale të "Prostitucionit".
k.k/NOA