English

Bankat amerikane nisin të shlyejnë kreditë shtetërore të marra për krizën

Uashington, 10 qershor, NOA - Ministria e Financave e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, u lejoi 10 bankave të mëdha të këtij vendi që të shlyejnë kreditë shtetërore miliardësh, të cilat i patën marrë në vjeshtë të vitit të kaluar në kulmin e krizës financiare.

Bëhet fjalë për një shumë të përgjithshme prej 68 miliardë dollarësh.

"Bilanci i instituteve të kredisë është mjaft i qëndrueshëm për transaksione të tilla", njoftoi ministria amerikane e Fiancave.

Ndër këto dhjetë banka janë edhe Morgan Stanley, JP Morgan dhe Goldman Sachs.

n.e/NOA

KOMENTE