English

Ekzekutohet te pallatet "Hawai" në Tiranë 18-vjeçari, kërkohen dy të dyshuar

Tiranë, 10 qershor NOA - Një djalë 18 vjeçar ka humbur jetën para pak minutash në Tiranë dhe policia po kërkon si autorë të krimit, dy djem që janë zhdukur nga vendi i ngjarjes.

Lajmi u konfirmua zyrtarisht për agjencinë NOA edhe nga burime zyrtare të Komisariatit të Policisë Nr.2 në Tiranë.

Viktima është Jeton Ferhati, 18 vjeç, me banim në Tiranë, në lagjen "Laprakë", kurse emrat e dy të dyshuarve, policia refuzoi t'i publikojë, në përpjekje për t;i vënë në pranga.

Ngjarja ndodhi në orën 11.00, kur në afërsi të pallateve "Hawai", pikërisht në kryqëzimin e Laprakës, në momentet kur lëvizja e njerëzve dhe mjeteve ishte tejet e dendur, ka ndodhur plagosja e rëndë që përfundoi me humbje jete.

Jeton Ferhati gjendej në trotuar, kur pas një grindje të çastit me dy persona të tjerë, është goditur me një thikë.

I plagosuri, është dërguar menjëherë për në drejtim të Spitalin Ushtarak Tiranë ku edhe pas ndihmës mjekësore të dhënë, nuk mundi të jetonte, duke humbur jetën pak minuta më parë.

Duke folur për ngjarjen, policia tha se menjëherë pas saj, u formua grupi hetimor, i përbërë nga specialistët e seksionit Kundër Krimeve ndaj Jetës dhe Shëndetit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.3 Tiranë.

Ata, aktualisht po punojnë për të mundësuar sqarimin e rrethanave si dhe identifikimin dhe kapjen e autorëve. Paraprakisht, dyshohet se ngjarja ka ndodhur pas një konflikti të çastit, për motive të dobëta.

Policia konfirmoi se janë shoqëruar në ambientet e Drejtorisë së Policisë Tiranë dëshmitarë okularë të ngjarjes, të cilëve po u merren deklarime, si dhe persona të dyshuar autor të kësaj vrasjeje.

e.l/NOA
KOMENTE