Pogradec, 10 qershor, NOA - Policia e Pogradecit ka nisur procedimin penal në gjendje të lirë, për veprën penale të "Shkeljes së rregullave te qarkullimit rrugor" parashikuar nga neni 290 i Kodit Penal në ngarkim të 49-vjeçarit Beqir Abrashi, banues në Pogradec, pasi duke udhëtuar me mjetin e tij tip "Land Rover" fuoristradë me targë PG 4558 B, në segmentin rrugor Pogradec-Kalivash, ka humbur kontrollin e mjetit duke dalë nga rruga dhe si pasojë ka marrë dëmtime fizike.
Burime policore bëjnë të ditur për agjencinë e Lajmeve NOA se tashmë Abrashi ndodhet për mjekim në spitalin e qytetit të Pogradecit jashtë rrezikut për jetën.
n.e/NOA