English

Leskaj në Elbasan: Shqiptarët kanë një zgjedhje, PS është alternativë

Elbasan, 10 qershor NOA - Kandidatja për deputete e Partisë Socialiste, në qarkun Elbasan, Valentina Leskaj ka qenë sot në fshatin Hotolisht të këtij qyteti, ku ka deklaruar para banorëve se kjo qeveri nuk ka mbajtur premtimet që bëri në 2005, ndaj më 28 qershor duhet të largohet me votën e të gjithë shqiptarëve.

Leskaj ka siguruar banorët e Hotolishtit, se Partia Socialiste ka një program konkret dhe serioz për të nxjerrë vendin nga kriza ku e ka zhytur Sali Berisha.

"Kryeministri thotë se janë rritur pensionet në fshat, por ai duhet të jap përgjigje sa janë rritur çmimet, sa është rritur kosto e jetesës sot dhe që do të thotë se nuk ka rëndësi se sa merr në dorë, por se sa çon në shtëpi dhe çfarë mund të blesh me ato para që merr.

Ju e dini të gjithë, që sot sheqeri, orizi, vaji, buka, karburanti është më shtrenjtë.

Atëherë si mund të jetojmë më mirë sot shqiptarët? Shqiptarët kanë një zgjedhje. PS është alternativë." tha Leskaj.

k.k/NOA

KOMENTE