Cërrik, 10 qershor NOA - Prej tre ditësh, një 19-vjeçare nga një fshat i Elbasanit, rezulton e zhdukur.
Santiola Isaku 19-vjeçe banuese në Malasej të qytetit Cërrik është larguar nga banesa tre ditë më parë dhe ende nuk dihet asgjë për fatin e saj.
Familjarët e saj kanë denoncuar në polici zhdukjen e vajzës, duke rrëfyer detajet e largimit të saj.
Gjatë dëshmisë së tyre në policisë, familjarët e 19-vjeçares treguan ajo është larguar nga shtëpia rreth orës 09:00 të mëngjesit dhe nuk është kthyer më në banesë.
Vajza nuk ka lënë asnjë shënim dhe nuk ka asnjë kontakt me telefon, për të lajmëruar familjen e saj për vendndodhjen.
Ndërkohë që vonesa e tepruar e kthimit në banesë ka detyruar familjarët e Santiolës të nisin kërkimet te të afërmit dhe te shoqet e saj.
Por askund nuk kanë rënë në gjurmët e vajzës, gjë e cila ka detyruar babain e saj Asllan Isaku 53-vjeç të kërkojë ndihmën e policisë.
Policia ka njoftuar disa nga komisariatet e vendit dhe pikat kufitare të cilave u janë dorëzuar edhe fotot e vajzës.
Policia ka nisur hetimet për shkaqet e largimit me dëshirë apo për zbulimin e rrethanave të zhdukjes së 19-vjeçares.
k.k/NOA