Gjilan, 10 qershor, NOA - Pas një hetimi të filluar para tre muajve, forcat policore të Kosovës, kanë arritur të vënë në pranga 4 persona për posedim të lëndës narkotike dhe armëmbajtje pa leje.
Nën operacionin e koduar me emrin "Las Vegas", forcat e policisë ushtruan kontrolle në rrethinat e Kamenicës dhe të Vitisë, duke zbuluar një sasi të substancës së dyshuar narkotike të llojit heroinë, prej 100 gram.
Por gjatë kontrollit hetuesit policor konfiskuan në cilësi të provave materiale edhe dëshmi të ndryshme që mund të përdoren në procedurë penale 2 peshore që dyshohet të jenë përdorur për matjen e substancës narkotike, 2 revole pa leje të llojit Zastava 7.65 mm, 13 fishekë, 2 karikatorë etj.
Bëhet e ditur se 4 personat e dyshuar për posedim dhe kontrabandë të lëndëve narkotike janë nga Kosova me emrat: B.Shkodra, F.Maliqi, F.Hoti dhe L.Ukshini.
n.e/NOA
 Â