Dusseldorf, 10 qershor, NOA - Një granatë e Luftës së dytë Botërore, kishte mbetur ashtu e paprekur, siç mund të jetë hedhur nga ushtarët e saj dhe ka mjaftuar nuhatja e një qeni, për ta gjetur.
"Relikja" që të sjell ndërmend vitet e largëta të luftës, është gjetur nga një qen, të cilin pronarja e tij e kishte nxjerrë për shëtitje në qytetin gjerman të Dusseldorfit.
Por ajo ka mbetur e shtangur kur pa se qeni i saj pas shëtitjes ishte kthyer në shtëpi duke shtrënguar fort ndër dhëmbë një granatë lufte të ndryshkur.
Ajo e ka urdhëruar qenin që ta kthejë mjetin eksploziv ku e ka gjetur dhe e ka thirrur policinë. Policët e kishin rrethuar zonën në mënyrë që ekspertët të mund të aktivizojnë granatën. Ekspertët kanë pohuar se bëhej fjalë për granatë dore të prodhimit amerikan e cila ka qenë në gjendje të rregullt edhe pse kishin kaluar me dekada të tëra.
n.e/NOA
Â