English

Sot ndeshja miqësore Shqipëri-Gjerogji, të dy trajnerët kërkojnë fitoren

Tiranë, 10 qershor, NOA - Në stadiumin "Qemal Stafa" pritet të zhvillohet sot ndeshja miqësore e futbollit mes ekipit kombëtar shqiptar dhe atij të Gjeorgjisë.

Pavarësisht kjo ndeshje është veçse një miqësore, që të dyja palët kërkojnë firoren ndaj njëri-tjetrit.

Shqipëria nga ana e saj, ka nevojë për një motivim të ri, pas humbjes që pësoi me Portugalinë, po në stadiumin "Qemal Stafa", javën e kaluar. Ky pikësynim ka lidhje sidomos me trajnerin e ri të Kombëtares shqiptare Josip Kuzhe, i cili kërkon t'i tregojë publikut se ai e mori në dorë ekipin tonë, pas largimit të Ari Hanna, për ta çuar në fitore dhe jo humbje.

Nga ana tjetër, edhe trajneri i ekipit kombëtar të Gjerogjisë, Hektor Kuper, kërkon të marrë fitoren në Tiranë.

Ish-trajneri i Interit, argjentinasi Hektor Kuper, njihet si njeri mjaft ambicioz, që nuk lë asnjë rast t'i kalojë me mospërfillje.

Gjeorgjia ka mbërritur dje në kryeqytetin shqiptar dhe në mbrëmje ka zhvilluar edhe seancën e fundit stërvitore në stadiumin "Qemal Stafa".

Ajo ka ardhur në Shqipëri me disa mungesa thelbësore, por edhe me shumë lojtarë të rinj. Kuper, ashtu si Kuzhe, kërkon që të ndërtojë një skuadër të së ardhmes.

n.e/NOA

KOMENTE