English

Universiteti i Palermos i jep shkrimtarit Ismail Kadare titullin "Honoris Causa"

Palermo, 10 qershor, NOA - Shkrimtari i madh shqiptar, Ismail Kadare, nderohet sot me titullin "Honoris Causa" në Shkencat e Komunikimit Social dhe Institucional nga Universiteti i Palermos.

Në ceremoninë e rastit, ky titull i lartë nderi do t'i dorëzohet përfaqësuesit dinjitoz të letrave shqipe në botë nga vetë rektori i këtij universiteti, Roberto Lagalla.

Anëtar nderi i Akademisë Franceze, shumë herë kandidat për Çmimin 'Nobel' në letërsi, dhe fitues i çmimit "International Booker Prize", shkrimtari i madh shqiptar, Ismail Kadare, bëhet e ditur se do të mbajë në këtë universitet edhe një leksion me titullin "Letërsia e një gjuhe të ndaluar".

n.e/NOA

KOMENTE