English

Veliaj në Pogradec: Kandidatët e G99 pa asnjë të kaluar të korruptuar që të ndihen fajtorë

Pogradec, 10 qershor NOA - Kreu i G99 Erion Veliaj ka qenë sot në Pogradec ku ka prezantuar disa prej kandidatëve për qarkun e Korçës.

Gjatë fjalës së tij para banorëve të Pogradecit, Veluaj u shpreh se ndihet krenar që ndryshe nga kryetarët e partive të tjera ai prezanton kandidatë të rinj të cilët nuk kanë asnjë të kaluar të korruptuar për të cilën të ndihen fajtorë. Kreu i G99 reagoi gjatë këtij takimi edhe në lidhje me marrjen me zor nëpër mitingjet e Partisë Demokratike të të rinjve dhe nxënësve të shkollave. "Ai që na qeveris nuk mendon se të rinjtë janë të aftë për punë, përkundrazi sipas Berishës të rinjtë janë të aftë për të ardhur me zor vetëm nëpër mitingje. Nuk e di nëse dëgjuat ministrin e Arsimit kur tha se fëmijëve u bën mirë për shëndetin mendor që të marrin pjesë nëpër mitingje. Po unë pyes: nëse u bëka mirë për shëndetin pse nuk cojnë fëmijët e tyre nëpër mitingje" tha Veliaj. Ai shtoi se G99 kërkon një qeveri që nuk i heq fëmijët nga shkolla, por përkundrazi u jep mundësi që të mësojnë, të bëhen të aftë e që ne të gjithë të ndihemi krenarë me ta. k.k/NOA

KOMENTE