Tiranë, 11 qershor NOA - Vrasdja e adoleshentit paraditen e së mërkurës në mes të rrugës në Laprakë, te pallatet "Hauai", erdhi pas një grindjeje për motive të dobëta dhe policia ka tashmë të shpallur në kërkim, dy vëllezër të dyshuar për krimin.
Policia e Tiranës konfirmoi për agjencinë e lajmeve NOA se për vrasjen e 18-vjeçarit nga Bathorja, Jeton Ferhati, është bërë i mundur dokumentimi ligjor i krimit si dhe identifikimi i autorëve.
"Vrasja u krye nga vëllezërit Elvis Gjelosh Meta, 24 vjeç dhe Ervin Gjelosh Meta, 22 Â vje", - qartësoi policia, duke theksuar se strukturat e hetimit të krimit po punojnë intensivisht për gjetjen dhe arrestimin e tyre.
Ngjarja, ka ndodhur në trotuar në kryqëzimin e Laprakës, ku viktima Jeton Ferhati, , pas një grindje të çastit me dy vëllezërit Meta, është goditur me thikë nga këta dy të fundit. Paraprakisht, dyshohet se ngjarja ka ndodhur pas një konflikti, për motive të dobëta. Nga hetimi doli se dy vëllezërit, kanë dashur të hyjnë në një lokal ku bëhej Party (festë) dhe kanë hasur në kundërshtitë e 18-vjeçarit.
Pas vrasjes makabre, dy të rinjtë janë shpallur në kërkim, për veprat penale të "Vrasjes me paramendim" dhe :mbajtjes pa leje të armëve që plotësojnë kushtet e armës së ftohtë".
a.k.NOA