Korçë, 10 qershor, NOA - Xhaxhai kanos me thikë nipin e tij dhe për këtë, Policia menjëherë ka kryer veprimet proceduriale për veprën penale të "Kanosjes", parashikuar nga neni 84 i Kodit Penal, me qëllim sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Burime policore tregojnë për agjencinë e Lajmeve NOA se ka qenë Robert Mankollari, 31-vjeçar, banues në fshatin Grabovicë të Pogradecit, që është kanosur me thikë nga xhaxhai i tij, Niazi Mankollari, 63-vjeç, edhe ky banues në fshatin Grabovicë.
Tashmë materialet do t'i kalojnë prokurorisë së Pogradecit, për të mësuar më shumë mbi arsyet që mund ta kenë shkakuar një akt të tillë.
n.e/NOA