Tiranë, 11 qershor NOA - Aksidenton për vdekje një 50-vjeçare, largohet nga vendi i ngjarjes, policia në kërkim të autorit.
Aksidenti ndodhi mbrëmë Â në Rrugën e Kavajës, në Vaqarr, kur këmbësorja Fatime Xhepa, 50-vjeç, lindur dhe banuese në Tiranë, u përplas nga një makinë e cila u largua me shpejtësi pas aksidentit.
Kalimtarë të rastit transportuan me urgjencë në Spitalin ushtarak të dëmtuarën por ajo ndërroi jetë për shkak të plagëve të rënda që kishte marrë.
Në vendin e ngjarjes u kryen të gjitha veprimet hetimore dhe proceduriale, nga specialistët e seksionit të hetimit të Aksidenteve, dhe po punohet për kapjen e autorit të këtij aksidenti me pasojë vdekjen e 50-vjeçares. Materialet hetimore të përpiluara i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale të "Shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor" dhe "largimi nga vendi i aksidentit".
k.k/NOA