Fier, 11 qershor NOA - Kreu i G99, Erion Veliaj dhe përfaqësues të tjerë të kësaj lëvizjeje zhvilluan sot një seri takimesh në fshatra të ndryshme të qarkut të Fierit.
Gjatë këtyre takimeve, Erion Veliaj u ndal në të gjitha dështimet e qeverisë dhe në paaftësinë e saj, për të zhvilluar me politika të qëndrueshme fshatin shqiptar. Në fshatin Rrapëz të Lushnjës dhe në Fier-Shegan, Veliaj u kujtoi të pranishmëve një rast flagrant dhe qesharak të paaftësisë së zyrtarëve tanë të lartë. "Mbaj mend para një viti se si ministri ynë i Bujqësisë përfaqësonte Shqipërinë në një panair bujqësor ku nuk mundi të prezantojë dot asnjë fakt nga realiteti i bujqësisë sonë por gjithë çka bëri ishte të organizonte një ndeshje gjelash e më pas të dekoronte gjelin fitues" tha Veliaj. Nuk na duhen më këta "gjysma-gjela" të vjetër të politikës", tha më tej kreu i G99. Sipas tij, qeveria e re e koalicionit "Bashkimi për ndryshim" që do të dalë nga zgjedhjet e 28 qershorit, do të vendosë në krye të bujqësisë të rinj të talentuar dhe të apasonionuar. k.k/NOA