Tiranë, 11 qershor NOA - Automjeti në pronësi të autoritete diplomatike të akredituara në Tiranë, ka qenë "shënjestra" e një 28-vjeçari për të vjedhur.
Vjedhja po tentohej të kryhej dje nga 28-vjeçari Iliad Malka, lindur në Tepelenë dhe banues në Tiranë, i dënuar më parë për vjedhje. Kanë qenë efektivat e komisariatit të policisë nr. 2 të cilët konstatuan vjedhjen.
Menjëherë policia mundi të ndalonte të riun i cili u shoqërua në ambientet e komisariatit.
Burime nga policia thanë se automjeti tip-Benz ndodhej i parkuar e kryqëzimi i Bulevardit "Dëshmorët e Kombit" me rrugën "Abdyl Frashëri", kur i ka rënë në "sy" 28-vjeçarit i cili nuk ka nguruar ta bëjë të tijën, ndërsa nuk dihet nëse ai kishte dijeni se ajo i përkiste diplomatëve të huaj.
Ndaj Malkas u mor masa e arrestit për veprën penale të "vjedhjes' së mbetur në tentativë.
k.k/NOA