Beograd, 11 qershor, NOA - Gjatë dhjetë viteve arrati, krimineli i luftës, Ratko Mladiç ka jetuar në Beograd duke qenë prezentë në shumë ahengje, festa të ndryshme së bashku me familjen dhe miqtë e tij, kur gjatë gjithë kësaj periudhe ai ka qenë në kërkim, i akuzuar për krime lufte nga Tribunali i Hagës.
Televizioni Federal BiH në emisionin 60 minuta ka publikuar disa incizime amatore në të cilat shihet i akuzuari për krime lufte Ratko Mladiç.
Disa nga incizimet, siç parashikojnë nga ky televizion janë realizuar gjatë vitit 2008. Kryetari i Këshillit nacional për bashkëpunim me Tribunalin e Hagës, Rasim Lajiç dyshon që kjo të jetë e mundur.
Zëdhënësja e Tribunalit të Hagës, Olga Kavran ka thënë se nuk është e informuar për incizimet e publikuara. Ajo ka thënë se gjatë ditës do të japë deklaratë lidhur me këtë çështje.
Sipas këtij televizioni shumica e incizimeve janë bërë në Serbi, por një gjithashtu një incizim është realizuar në Sarajevë.
NOA-INA