English

Kriza, globale, është koha për të investuar në të ardhmen

Bled (Slloveni), 11 qershor NOA - Qendra Evropiane e Lidershipit (ELC) e cila zë vend në IEDC-Shkollën e Menaxhimit në Bled përmbylli me sukses konferencën e shtatët të titulluar "Udhëheqja në krizë: Sfidat dhe mundësit për Evropën".

Në këtë konferencë, 75 përfaqësuesit nga bota e biznesit, qeverive, organizatave jo qeveritare, medias, dekanëve dhe drejtuesve të shkollës së menaxhimit, dhe ekspertëve për çështjet e lidershipit nga 18 vende diskutuan për përgjegjësitë politike, ekonomike dhe kulturore në kuadër të krizës dhe formuluan rekomandime për rigjenerim dhe për të nesërmen.

Dita e prezantimit në konferencë u karakterizua kryesisht nga diskutimet rreth përgjegjësive politike, ekonomike dhe kulturore botërore në kuadër të krizës globale. Profesor Jean-Pierre Lehmann, profesor në IMD Lausanne dhe drejtor themelues i Evian Grup, theksoi faktin që Evropa ka humbur pozicionin e saj të liderit dhe nuk është më qendra e universit, për më tepër ka një rënie në anën gjeografike, ekonomike dhe po kështu në atë demografike.

Në opinionin e tij, Evropa duhet të bëhet më shumë e hapur me jashtë dhe më shumë uniforme nga brenda, që të flas me një zë dhe të shoh se çfarë kontributi mund të jap në botë. Ziga Turk, Sekretarja e Përgjithshme e Grupit për Refleksion në lidhje me të Ardhmen e BE-së, u shpreh e bindur që kriza ka filluar si një krizë institucionale, duke vazhduar si një krizë klimaterike, financiare dhe ekonomike, me mundësinë për tu kthyer në një krizë politike.

Evropa duhet të jetë më e shqetësuar në lidhje me disa çështje kyç, si trendi demografik, rritja e rëndësisë se vendeve të BRIC, begatinë në termat e informacionit, infrastrukturës, parave dhe ndryshimeve klimaterike, ku politikat afatshkurtra nuk punojnë kundra atyre afatgjata.

Profesor Vladimir Gligorov nga Instituti i Vienës për Studimet Ndërkombëtare Ekonomike, tha se Europa nuk ka arritur në një konsensus për disa pyetje kyç, po kështu është shumë e pasuksesshme për të menaxhuar disa tipe të diversitetit. Ai shihte një stanjacion afatmesëm ekonomik dhe rënien e ndarjes së shpenzimeve publike si dy faktorët më të mëdhenjë të rrezikut.

Profesor Ales Debeljak, Drejtor i Qëndrës për Studimet Kulturore dhe Fetare në Slloveni, nënvizoi se civilizimi evropian duhet parë si një pellg idesh dhe teknologjish, të cilin mund ta ndajmë me pjesën tjetër të botës.

Ai mori si model Japoninë si një shembull i shkëlqyer i shartimit të traditave kulturore moderne Evropiane dhe traditave lokale tradicionale, duke sjell si rezultat kreativitet dhe një numër të madh novacionesh.

Sergo Razeto, president i Ëärtsilä Italy nxorri si konkluzion se ne duhet të përpiqemi një fushë të drejtë globale dhe të kthejmë besimin në biznesin botëror.

Për më tepër, liderat u fokusuan në prespektivën e biznesit si përgjigje ndaj krizës. Profesor Pierre Casse, Kryetari i bordit në IEDC dhe profesor në shkollën e Menaxhimit të Moskës dhe Doktor Melita Rant nga IEDC-ja prezantuan rezultatet e kërkimit të lidershpit në CEE-në e Evropës, përgjigjet e CEO-s për krizën dhe i krahasuan ato me përgjigjet e CEO-s nga ana e Evropës.

Në përgjithësi, liderët evropianë e shohin krizën më shumë se një kërcënim sesa një mundësi, nga ana tjetër liderët e biznesit të CEE-së janë më optimist dhe shohin shumë mundësi.

Në të njëjtën kohë ata tregojnë shumë kujdes për çështjet strategjike, jo kryesisht atyre operacionale.

Në përbërjen e panelit për sfidat financiare, Milan M. Cvikl, Sekretar i Përgjithshëm i Qeverisë së Sllovenisë, theksoi se disa vlera thelbësore kanë humbur në botë dhe duhen ngjitur disa shkallë për të rindërtuar besimin në institucionet financiare, ndërsa Marko Voljč nga CEO dhe K&H Bank në Hungary, shihte në kohën mbas krizës dhe parashikon një normë të konsiderueshme të ulët të rritjes, likuiditet dhe ROE dhe ndërgjegjësim më të madh për rrezikun.

Doktor Alessandro Calligaris, president i Calligaris Group dhe Alessandro Vescovini, president i S.B.E, Vescovini Grup, të dy nga Italia, i shohin sfidat dhe mundësitë nga pikëpamja industriale dhe theksojnë rëndësinë e zhvillimeve në kuadër të strategjive afat-gjata, për një strukturë të balancuar financiare dhe aftësinë për të riparuar ndryshimet e shpejta.

Pjesa finale e konferencës ishte e parashikuar për të formuluar rekomandime për ta marr vetën nga kriza dhe për të nesërmen.

Doktor Erhard Busek, president i Institutit për Zonën e Danubit dhe Evropën Qëndrore, theksoi se Evropa duhet të përcaktoj rregulla në terma të përgjithshme për mjedisin e biznesit dhe konkurrencën dhe të ketë një fokus të fortë në arsimim dhe R&D.

Në nivelin kombëtar, të gjitha vendet Evropiane janë të rëndësishme, gjithsesi duhen gjetur përgjegjësi në nivelin evropian, veçanërisht në fushën e energjisë, financave, klimës dhe taksave.

Doktor Rikardo Illy, president i Illy Grup, Itali, nxori si përfundim se ne duhet të marrim mundësi nga kriza aktuale në mënyrë që të bëjnë ndryshime strukturale në sistemin mikro dhe makro ekonomik. Nga ana tjetër teoria e biznesit për kompanitë dhe produktet për ciklet e jetës, duhet të aplikohen gjithashtu në nivel vendi dhe kontinenti. Ai e shikon diversitetin e gjuhëve, kulturave dhe feve, si avantazhin më të madh evropian dhe një potencial të madh për rritjen e nivelit të kreativitetit.

Profesor Ivan Svetlik, ministër i Punëve Sociale, Punës dhe Familjes i Sllovenisë prezantoi disa masa të marra nga ministria në mënyrë që të ndihmojë individët dhe kompanitë të tejkalojnë krizën dhe t'i përgatisë ato për kohën pas saj.

Ai nënvijëzoi se kompanitë nuk mund të presin të shesin të njëjtat produkte në të njëjtin treg, ashtu siç bënin përpara krizës.

Të pranishmit në konferencë, të drejtuar nga Profesor Jean-Pierre Lehmann, ranë dakord se ne jetojmë në një ambient krejt të ri, të shënuar nga lojtarë dhe teknologji të reja, dhe prandaj do të ishte shumë herët të vlerësosh implikimet e krizës nëse ajo mbyllet shumë shpejt.

"Ne duhet të qëndrojmë optimist dhe në të njëjtën kohë realist në mënyrë që të evitojmë mendimet plot dëshira", - tha dr. Lehmann.

Kurse shtoi: "Ne duhet të rindërtojmë besimin dhe të ndjekim rregullat e etikës.

Koha e krizës është një kohë për të investuar në të ardhmen, dhe ne duhet të jemi zgjuar dhe të mos investojmë sipas koncepteve, njohurive, teknologjisë të të djeshmes", - duke vlerësuar se perëndimi është aktualisht në rënie, por gjithsesi, akoma ka një impakt të madh në të ardhmen globale.

Konferenca e shtatë e ELC-së do të thotë vazhdimi i bashkëpunimit të liderëve, lidershipi evropian i vlerësuar dhe në ngritje, i rritur nga misioni dhe vizioni i ELC dhe i implementuar qëkur i është themeluar në 2002. ELC nën udhëheqjen e Profesor, Danica Purg, do të vazhdojë edhe në të ardhmen të organizojë konferenca vjetore.

Në këto aktivitete, liderët e OJQ-ve, politikës dhe biznesit do të kenë shansin të shkëmbejnë opinionet e tyre në lidhje me pyetjet evropiane dhe globale, duke sjellë iniciativa dhe projekte të reja dhe programe për përshpejtimin e komponentëve të lidershipit evropian.

Përmbajtja e programit përveç IEDC-s- Shkollës për Menaxhim të Bled, u ndihmua gjithashtu nga Qendra e Studimeve të Lidershipit në Universitetin e Exeter dhe nga Besimi i Lidershipit, të dyja nga Mbretëria e Bashkuar, dhe nga Instituti për Zonën e Danubit dhe Evropën Qendrore në Austri.

e.l/NOAÂ

KOMENTE